Stresi publikon këngën më të re “Paranoja”

0
528

Tashmë kur na kanë mbetur pak deri tek fillimi i sezonës së verës, shumë artistë shqiptarë janë duke publikuar projektet e tyre muzikore.

Edhe Stresi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

“Paranoja” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar bashkë me videoklip.

Miksimi dhe masterizimi u bë nga Paris Kalpos kurse për producimin është përkujdesur Teo Tzimas.

Videoja është drejtuar nga Jim Georgantis dhe siç ka bërë të ditur u realizua në Greqi.

Përveç platformës YouTube, kënga gjendet edhe në iTunes dhe Spotify.

Stresi është reperi që nuk publikon shumë shpesh projekte muzikore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here