Stresi flet për Gjestin, BBV-në dhe raportin me Keisin: Kur e ke provuar vetë, nuk të rri shpirti pa postuar

0
97

Artisti shqiptar, Stresi ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale, duke ndarë me publikun edhe projektet e reja që pritet të publikojë së shpejti. 

Në një intervistë për Top Channel ai foli gjithashtu për raportin aktual me Keisin dhe për mbështetjen e fortë që i dha Gjestit gjatë rrugëtimit të këtij të fundit në Big Brother VIP Albania.

I pyetur për arsyen pse e ka mbështetur Gjestin gjatë gjithë lojës, Stresi tha:


“Unë e quaj që ju bë një padrejtësi, prej momentit të parë kam thënë që ky është fituesi. Momentin që doli nga BBV Kosova dhe u fut tek BBV Albania kam thënë që është fitues i padiskutueshëm. Kam arritur ta mendoj. Po të mos kisha marrë vetë pjesë në BBV nuk do të isha përfshirë, e kam njohur shumë pak, kam njohur të gjithë rrethin e tij.”

Në lidhje me reagimin e Gjestit pas përfundimit të spektaklit, Stresi tregoi se janë takuar dhe kanë folur për herë të parë pas mbështetjes që ai i kishte dhënë nga jashtë.


“Po, më kanë thirrur në telefon dhe jemi takuar dhe ai është habitur që unë kam bërë kaq shumë për të. Kur e ke provuar vetë nuk të rri shpirti pa postuar sepse e di si është situata, është nga eksperiencat më të vështira.”

Kur u pyet nëse do të merrte sërish pjesë në Big Brother VIP Albania, artisti u përgjigj shkurt:
“Pas shumë e shumë vitesh po.”

Stresi tregoi gjithashtu se do të zbulojë më shumë rreth projekteve të reja muzikore në javët në vijim, ndërsa fansat mbeten në pritje të surprizave nga ana e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here