Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur sigurinë në Kosovë, si rol jetik për stabilitet në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Këtë ai e tha në fjalimin e tij të fundvitit, ndërsa falënderoi të gjithë aleatët për mbështetjen, dhe të gjithë trupat përfshirë dhe ato të KFOR-it në Kosovë, për gjithë shërbimin në mbrojtje të paqes.
”Ndihma për të ruajtur një mjedis paqësor dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë, është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor”, shprehet ai mes tjerash.
Në fund të fjalimit të cilin ai e ndau përmes platformës X, ai uroi të gjithë për festat e fundvitit.
”Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkojnë për forcat tona #NATO. Shërbimi i tyre na mban pa rreziqe, të sigurt dhe të lirë. Gëzuar festat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri”.