Stavileci: Një kompani serbe pyeti në Jarinjë për trasnport dinarësh në Kosovë, i treguam rregulloren e BQK-së

0
165

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, në një përgjigje për Gazetën Express ka sqaruar se sot në pikë-kalimin kufitar në Jarinje ka ardhur një nga përfaqësuesit e një kompanie, konkretisht palës serbe, për të pyetur nëse lejohet që të transportojnë dinarë për në Kosovë.

Stavileci ka thënë se si Doganë ia kanë sqaruar se në bazë të vendimit të BQK-së, qarkullimi i parave duhet të bëhet prej kompanive të autorizuara nga BQK-ja.

Ai ka thënë se kompania serbe është afruar tek zyrat e Doganës vetëm për të kërkuar informacion.

“Sot kanë ardhur përfaqësuesit e një kompanie, palës serbe, kanë pyetur në Jarinje se a lejohet, ne ia kemi kumtuar që sipas vendimit të BQK-së, qarkullimi i mjeteve monetare duhet me u bo prej kompanive të autorizuara nga BQK-ja. Kanë kërkuar vetëm informacione. Ne i treguar që kompania duhet me qenë e licencuar dhe e autorizuar nga BQK”, ka thënë Stavileci për Express.

Në mediat lokale në gjuhën serbe sot ka pasur raportime se kinse një kamion me dinarë është ndaluar që të futet brenda territorit të Kosovës. Dinarët sipas Kosovo Online ishin të Bankës së Serbisë që po transportoheshin nga Kragujevci./Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here