Stacioni i policisë në Prizren mbushet me të arrestuar, policia jep detaje për aksionin e mbrëmshëm (Foto)

0
1172

Mbrëmë rreth mesnatës, pas marrjes së një informate përmes rrugëve operative, Policia e Prizrenit ka intervenuar në një lokal i cili gjendet në rrugën “2 korriku”, ku dyshohej për organizimin të skemave piramidale dhe bixhoz të pa ligjshëm. Gjatë kontrollit në lokal janë hasur 18 persona, shtetas të Kosovës.

Gjatë kontrollimit te njëri nga të dyshuarit është gjet një pistoletë, gjersa të dy të dyshuar tjerë janë gjetur dy mjete të mprehta (thika).

Pistoleta, një karikator me shtatë fishekë si dhe dy thika janë konfiskuar nga zyrtarët e krim-teknikës të cilat do të përdoren si dëshmi për gjykatë.

“Të gjithë personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjell në stacion policor në Prizren ku janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit iniciohet rast “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm” si dhe “Armëmbajtje pa leje””, thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjithë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë ndërsa rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore në Prizren./IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here