Specialja dhe Dialogu po i largon investitorët e huaj nga Kosova

0
194

Njohës të ekonomisë vlerësojnë se Gjykimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale si dhe procesi i dialogut me Serbinë kanë ndikuar që të largohen investitorët e huaj. Ata bëjnë thirre që Qeveria të merret më shumë me promovimin e shtetit dhe të punojë më shumë në rregullimin e imazhit.

Gjykimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale si dhe procesi i dialogut me Serbinë e kanë dëmtuar në masë të madhe reputacionin e vendin.

Madje sipas njohësve të ekonomisë, kjo situatë është duke i larguar edhe investitorët e huaj.

Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se çdo ditë e më shumë po largohen investitorët dhe se krejt kjo do të shkaktoj dëme tek gjenerata e ardhshme.

Edhe ekonomisti, Jakup Bellaqa, u shpreh se procesi i gjykimit në Hagë do të krijojë një imazh negativ për vendin duke shtuar se ky proces do të ndikojë në ekonomi.

Bellaqa bëri thirrjen që institucionet të punojnë në krijimin e opinionit dhe imazhit pozitiv tek investitorët e jashtëm, që sipas tij, të krijohet besimi dhe klima e të bërit biznes./Gazeta10

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here