Spanja ka kaluar në gjysmëfinale të Euro 2024, pasi e mposhti Gjermaninë me rezultat 2-1 në një nga ndeshjet më dramatike të këtij kampionati.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, ndërsa më të nisur e dyta ishte Olmo ai që ia dha epërsinë e parë Spanjës.
Gjermania s’u dorëzua deri në fund, ku barazoi gjithçka në minutën e 89-të me anë të Wirtz, njofton Klankosova.tv.
Ndeshja shkoi në vazhdime dhe kur u mendua se fituesi do të përcaktohet me penallti, ishte Mikel Merino ai që me kokë ia dha epërsinë Spanjës në minutën e 119-të.
Spanja në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e duelit të sotëm mes Portugalisë dhe Francës.