Spalletti mund të emërohet sot trajner i Juventusit

0
77

Juventusi mund të bëhet sot me trajner të ri.

Pas largimit të Igor Tudorit, “Zonja e Vjetër” duket se e ka gjetur pasardhësin e kroatit.

Ai mund të jetë ish-selektori i Italisë, Luciano Spalletti, i cili është pajtuar për t’u emëruar trajner i ri i “Bianconeri”.

Marrëveshja është në rrugë e sipër, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri italian mund të nënshkruajë deri në qershor 2026 me opsion të vazhdimit të kontratës, varësisht prej rezultateve të këtij sezoni, në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Hapat formalë të kontratës po kontrollohen nga avokatët para nënshkrimit të krejt dokumenteve. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here