Spalletti me fjalë të mëdha për Zhegroven: Luan sikur me syze 3D

0
68

Deklarata e Luciano Spallettit për Edon Zhegrovën vjen pas fitores 2-0 të Juventusit ndaj Pisas, ndeshje e zhvilluar dje, ku reprezentuesi i Kosovës pati një ndikim të menjëhershëm pas inkuadrimit në lojë.

Zhegrova u fut në fushë në minutën e 60-të dhe ndryshoi rrjedhën e takimit, duke i dhënë më shumë ritëm dhe kreativitet fazës sulmuese të bardhezinjve. Me guximin në lojën një kundër një dhe lëvizjet e shpejta në krah, ai ringjalli lojën e Juventusit në një moment kur ekipi po has­te vështirësi për të thyer mbrojtjen e Pisas.

Anësori kosovar ishte kyç në aksionin e golit të parë, i cili nisi pikërisht nga këmbët e tij, duke krijuar hapësirat që çuan te avantazhi i Juventusit dhe i hapën rrugë fitores.

Pas ndeshjes, Spalletti e vlerësoi lart paraqitjen e Zhegrovës, duke theksuar cilësinë e tij në driblim dhe vizionin e lojës: “Zhegrova di si ta bëjë driblimin një kundër një në cep të zonës… pak lojtarë e kanë atë cilësi. Është sikur luan me syze 3D kur është në fushë.”

Me këtë paraqitje, Edon Zhegrova konfirmon edhe një herë rëndësinë e tij në skuadër, duke u shndërruar në një faktor vendimtar sa herë që i jepet mundësia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here