Spalletti mbron Davidin pas penalltisë së humbur ndaj Lecces

0
102

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka dalë në mbrojtje të ekzekutuesit të penalltisë, David, pas barazimit 1-1 ndaj Lecces, ku ky i fundit gaboi nga pika e bardhë.

Spalletti theksoi se David mbetet zgjedhja e duhur për penalltitë dhe se ekzekutimi i tij ishte korrekt në ide.
“David është ekzekutues penalltie dhe i bën shumë mirë. Zgjodhi rrugën e duhur, drejt mesit, thjesht nuk e ngriti mjaftueshëm,” deklaroi trajneri i bardhezinjve.

Tekniku italian shtoi se vendimet për penalltitë merren në moment dhe se skuadra duhet të shikojë përpara, duke lënë pas këtë ndeshje.
“Kjo ndeshje ka kaluar, por nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të fitojmë shumë ndeshje,” përfundoi Spalletti.

Juventusi tashmë e ka zhvendosur fokusin te sfidat e ardhshme, me synimin për të rikthyer sa më shpejt rezultatet pozitive./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here