Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe komunave të Republikës së Kosovës, mbahet takimi i radhës i përbashkët i institucioneve të Kosovës dhe të BE-së.
Në takim marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Zëvendësshefi i Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi dhe Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ahmet Ismaili.
“Në takim do të diskutohet për masat e pakos emergjente 75 milionëshe nga Bashkimi Evropian për përballje me krizën energjetike evropiane dhe masat e Efiçencës së Energjisë për ndërtesat shumë-banesore të destinuara për banim social (në pronësi komunale), me ç’rast do të hapet dhe thirrja publike për aplikim nga Komunat e Republikës së Kosovës”, njofton Ministria e Ekonomisë.