Sot pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët me intervale të gjata të rrezeve të diellit dhe vranësira të herëpashershme. Gjatë ditës, në disa zona mund të paraqiten rrebeshe të shkurtra shiu, të shoqëruara lokalisht edhe me vetëtima dhe bubullima, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, me intensitet mesatar deri të lartë, duke arritur shpejtësi prej 10 deri në 30 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa ato maksimale pritet të ngjiten deri në 23-26°C, duke ofruar një ditë relativisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit./04 Online