Sot u jepet lamtumira e fundit dy djemve të familjes Parallangaj që humbën jetën në aksidentin tragjik

0
66

Sot do t’u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që vdiqën në aksidentin tragjik, mbrëmjen e 21 tetorit, në autostradën “Ibrahim Rugova”. Florim e Ardit Parallangaj nga Lubizhda e Hasit në Prizren do të varrosen sot në fshatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Me pikëllim e dhimbje të madhe, familja ka dhënë njoftimin, duke bërë të ditur se varrimi do të bëhet nga ora 14:00.

Viktimat janë gjetur të pajetë në veturën e tyre, me targa të Bosnjës, që u aksidentua me një veturë tjetër dhe me një kamion.

Trupat e tyre fillimisht janë dërguar në IML për obduksion dhe tashmë janë liruar për ceremoninë mortore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here