Sot tentimi i 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

0
83

Deputetët do të tentojnë për herë të 41-të, sot në orën 11:00 të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe të martën ka vazhduar punimet seanca konstituive e Legjislaturës IX të Kuvendit.

Kryesuesi Dehari kërkoi nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë. Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 51 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenim nuk kishte.

Në mungesë të kuorumit për vendimmarrje, kryesuesi Dehari ndërpreu seancën për sot, duke paralajmëruar vazhdimin e saj të enjten, më 3 korrik, në orën 11:00.

Ndërsa, dje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti takime konsultative me liderin e VV-së, Albin Kurtin, atë të PDK-së, Memli Krasniqin me Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.

Osmani u ka bërë thirrje liderëve që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here