Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar bore.
Vranësirat më të shtuara parashihet të jenë në Rrafshin e Kosovës, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-32 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C.