Për të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë edhe reshje të izoluara shiu e bore të karakterit lokal, jo vetëm në zonat malore, por edhe në ultësira. Reshjet e borës pritet të paraqiten qysh në orët e para të 24-orëshit në zona të caktuara.
Era do fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 10-28 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C./MK