Sot temperaturat maksimale do të arrijnë nga 39 deri në 43 apo edhe 44°C

0
116

Pas një dite jashtëzakonisht të nxehtë, ku të premten, më 25 korrik 2025, u shënua temperatura më e lartë ndonjëherë në Kosovë, 42.5°C në Klinë, vendi vazhdon të përjetojë një valë ekstreme të të nxehtit, shkruan 04 Online.

Sipas parashikimeve, sot pritet mot kryesisht me diell gjatë pjesës së parë të ditës. Megjithatë, pasditja do të sjellë paqëndrueshmëri të theksuar atmosferike, veçanërisht në jug të vendit, ku mund të ketë zhvillime konvektive të vranësirave që shoqërohen me rrebeshe të izoluara shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Nën ndikimin e pluhurit saharian, reshjet eventuale mund të shfaqen në formën e shiut me baltë – një dukuri e zakonshme kur uji kalon përmes shtresave ajrore të ngarkuara me pluhur.

Era do të fryjë me drejtime të ndryshme dhe në disa zona, sidomos aty ku pritet zhvillim më i madh atmosferik, do të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që varion prej 20 deri në 60 km/h.

Temperaturat do të vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të larta. Minimalet do të sillen nga 19 deri në 22°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 39 deri në 43 apo edhe 44°C, me mundësi reale që të thyhet sërish rekordi historik i të nxehtit në Kosovë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here