Sot, vendi do të përfshihet nga një mot kryesisht me diell në orët e paradites, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashihen vranësira të pjesshme. Sipas parashikimeve, rreth mesnatës, në disa zona të Anamoravës mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, ndërkohë që pritet të jetë herë pas here e fuqishme, me shpejtësi që do të arrijë nga 15 deri në 45 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 15 dhe 17°C, kurse ato maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 34°C./04 Online