Sot temperaturat maksimale deri në 16 gradë

0
214

Më shumë vransira përfshijnë vendin ditën e premtë, ku më vonë pasdite edhe mund të shoqërohen me reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat minimale zbresin në 0C e 3C, derisa ato maksimale mbesin ende të larta deri në 13C e 16C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-12m/s, e nga Dukagjini dhe Drenica me hove deri në 20m/s (70km/h).

Vranësira të shumta kalojnë mbi vend ditëve të fundjavës, që kohëpaskohe shoqërohen me reshje shiu, më të shumta nga pjesë perëndimore të vendit.

Viseve më të larta malore të reshurat do të jenë në formë dëbore. Në fillim të javës së ardhshme do të ketë vransira të ndryshueshme, por nuk mungojnë as intervale me diell. Temperaturat pas një rënie të lehtë ditën e shtunë në 12C, nga e diela sërish shënojnë rritje deri në 15C e 16C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here