Sot pritet të mbajë mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë, duke rritur rrezikun nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë për ata që qëndrojnë jashtë për periudha të gjata kohore, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 10 deri në 36 km/h.
Temperaturat minimale do të jenë mes 15 dhe 20°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 35 deri në 39°C./04 Online