Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, me mundësi për acar të lehtë në disa zona, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, shkruan 04 Online.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -3°C, ndërsa ato maksimale mund të arrijnë deri në 16-17°C, duke krijuar një ndjesi pranverore.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi gjithashtu pritet një ditë me diell dhe e qëndrueshme. Temperaturat do të jenë në rritje në të gjithë rajonin, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme për këtë periudhë të vitit./04 Online