Sot shënohet Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kushteve të sigurta në vendin e punës.
Në këtë ditë organizohen aktivitete dhe fushata sensibilizuese për të theksuar parandalimin e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale.
Sindikatat gjithashtu nderojnë kujtimin e viktimave që kanë humbur jetën ose janë dëmtuar si pasojë e kushteve të papërshtatshme të punës.
Kjo ditë është pjesë e Strategjisë Globale të ILO-s për ndërtimin e një kulture të qëndrueshme të sigurisë dhe shëndetit në punë./04 Online