Sot seancë solemne në Kuvend, shënohet 26 vjetori i Epopesë së UÇK-së

0
183

Sot do të mbahet seancë solemne në Kuvendin e Kosovës.

Kjo bëhet me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca do të mbahet nga ora 10:00, në Kuvendin e Kosovës.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Skenderajt forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke vrarë 55 anëtarë të familjes Jashari. Këtij sulmi i kishte mbijetuar Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia kishte dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila e kishte përjetuar tmerrin.

Në Lagjen e Jasharëve në Prekaz është ngritur monumenti më i madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe më 5, 6 e 7 mars të çdo viti, kombi shqiptar kthehet me respekt dhe admirim për ta kujtuar këtë ngjarje të lavdishme të historisë sonë më të re.

Edhe sivjet Qeveria e Kosovës ka organizuar aktivitete të shumta për shënimin e Epopesë së UÇK-së, derisa të martën në orën 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne në përvjetorin e 26-të të rënies heroike të Komandantit Legjendar.

Po ashtu, sot në orën 12:00, mbahet ceremonia e rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, ku marrin pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se në orën 10:00, presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, do të marr pjesë në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Kurse në orën 12:00, presidentja Osmani merr pjesë në Ceremoninë e Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Qeveria e Kosovës së fundmi ka prezantuar logon zyrtare për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Epopeja e UÇK-së vazhdon të jetë një kujtim i rëndësishëm për popullin e Kosovës dhe për historinë e tyre kombëtare, si simbol i rezistencës dhe përpjekjeve për liri dhe pavarësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here