Sot reshje shiu, ulen temperaturat

0
109

Me kalimin e frontit të ftohtë orëve të mëngjesit të ditës së martë, të reshurat intesifikohen e shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Deri nga mesdita reshjet pushojnë, e vonë pasdite edhe vranësirat fillojnë të shpërndahen.

Frynë erë mesatare nga veriu e verilindja 5-12m/s. Temperaturat maksimale pësojnë rënie deri në 8C e 10C. Gjatë mbrëmjes temperaturat zbresin edhe fare pranë 0C, njofton Prishtina Weather.

Mëngjesin e së mërkurës zbresin edhe deri në -3C.

Gjatë ditës do të ketë më shumë intervale me diell, sikurse edhe ditën e enjtë, kur temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 16C. Të premten kalojnë vransira, ndërkaq në fundjavë parashihet mot mjaft I ngrohtë, me më shumë intervale me diell. Temperaturat shkojnë deri në 17C, lokalisht edhe në 19C.

Cilësia e ajrit do të mbetet me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira ditëve të ardhshme, meqenëse shiu dhe erërat do të mbajnë ndotësit më të shpërndarë. Vetëm të mërkurën dhe enjtën mbrëma, ndotësit ajror ka gjasa të shënojnë rritje në koncentrime pranë sipërfaqes, me ç’rasst çojnë indeksin në vlera të dobëta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here