Të reshura shiu përfshinë vendin ditën e premtë, ku mund të jenë paksa më intenzive nga pjesë qëndrore e lindore të vendit. Më vonë në mbrëmje edhe mund të përzien me fjolla bore, derisa në vise malore pritet të bien vetëm reshje bore.
Temperaturat maksimale mbesin përreth 5C.
Intervale më të gjata me diell parashihen ditën e shtunë, megjithëse orëve të mbrëmjes paraqiten edhe reshje lokale shiu.
Vranësira e intervale me diell priten ditën e diel dhe të hënë. Temperaturat shënojnë rritje edhe deri në 10C e 11C, njofton Prishtina Weather.