Sot reshje shiu dhe pluhur saharian

0
63

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here, të cilat lokalisht mund të jenë më intensive dhe të shoqërohen me vetëtima e bubullima. Për shkak të pranisë së pluhurit saharian, reshjet do të jenë të përziera me baltë, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga juglindja, me intensitet të ndryshueshëm, duke arritur shpejtësi nga 17 deri në 52 km/h, çka mund të krijojë ndjesi më të freskët dhe kushte të vështira për qarkullim.

Sa i përket temperaturave, minimalet do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 9°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 17°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here