Agjencia e Statistikave të Kosovës sot do të publikojë të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Në ngjarjen që pritet të nisë nga ora 10:00 do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Regjistrimi i cili nisi më 5 prill dhe ishte përcaktuar të përfundonte më 17 maj, dhe zgjati tani deri më 24 maj 2024,
Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati ka thënë më 24 maj se numri i banorëve të regjistruar e ka kaluar shifrën prej 1.5 milionëve.