Sot pritet të përfundojë edhe afati shtesë për regjistrimin e popullsisë i kërkuar nga disa komuna në mënyrë që procesi të përmbyllet me sukses.
Afati i regjistrimit të popullsisë ishte nga 5 prilli deri më 17 maj, ndërsa me kërkesë në disa komuna nga Qeveria e Kosovës është shtyrë edhe për një javë, deri më 24 maj.
Shtyrja e afatit është bërë për disa komuna si Dragash, Prishtinë, Prizren, Drenas, Fushë Kosovë, Skenderaj, Obiliq, Ferizaj, Shtërpcë, Kaçanik dhe Gjakovë.
Sipas ASK-së, në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të popullsisë.
Ylli Shala, menaxher i projektit në Agjencinë e Statistikave (ASK), ka theksuar se rënia e natalitetit dhe migrimi janë dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e numrit të popullsisë, por që sipas tij, në Kosovë nuk ka shumë rënie të numrit të banorëve.
Ndryshe, nga këtu regjistrimi i Diasporës do të vazhdojë të bëhet përmes Platformës online eDiapsora (https://ediaspora.rks-gov.net/) deri më 31 gusht 2024.