Sot pasdite mund të ketë shkarkesa rrufesh, temperaturat shkojnë deri në 33°C

0
90

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta, kryesisht të nivelit të lartë, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.

Gjatë pasdites mund të ketë zhvillime të vranësirave në zona të caktuara, sidomos në zonat malore, duke gjeneruar ndonjë rrebesh të izoluar, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here