Sot pak më ftohtë, dominojnë vranësirat

0
143

Mot më i ftohtë parashihet ditën e premtë, i dominuar nga vransira.

Riga lokale shiu mund të paraqiten herët në mëngjes, e viseve kodrinoro-malore edhe reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale zbresin në 0C e 1C, e ato maksimale shkojnë deri në 5C e 7C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e veriperëndimore 5-10m/s.

Mot i ftohtë mbetet edhe përgjatë ditës së shtunë, ku vranësirat mund të dominojnë më shumë nga pjesë lindore të vendit. Nga e diela intervale më të gjata me diell dhe më butë.

Temperaturat në rritje deri në 11C, e fillim të javës së ardhshme 13C e 15C, njofton Prishtina Weather.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here