Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian (EU MVZ) ka njoftuar se sot do të mbajnë një konferencë për media.
Në njoftim bëhet e ditur se konferenca do të fillojë nga ora 14:30.
Ky mision pritet që punën për vëzhgimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit ta fillojë sot, andaj pritet që mandati dhe objektivat e Misionit Vëzhgues të BE-së, të prezantohen gjatë konferencës për media.
Konferenca për shtyp do të mbahet nga Shefja e Misionit të BE-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, Nathalie Loiseau.
Ndërkaq, shpërndarja e vëzhguesve në terren, pritet të fillojë të dielën.