Sot në Strasburg nënshkruhet vendimin për liberalizimin e vizave

0
164

Parlamenti Evropian të martën ka miratuar vendimin final për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas këtij hapi pason nënshkrimi i tekstit që garanton liberalizimin e vizave për Kosovën – që pritet të nënshkruhet sot në Strasburg.

Zyra për Informim e Kryeministrisë ka bërë të  ditur se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar, të organizuar nga Presidentja e Parlamentit Roberta Metsola.

Ceremonia pritet të fillojë në orën 14:45.

Tutje në njoftim thuhet se Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian, së bashku me Eurodeputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, me fillim nga ora 15:15.

Ndryshe, liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi në datën e funksionalizimit të sistemit ETIAS por jo më vonë se 1 janari 2024, pra, edhe nëse ky sistem nuk hyn në funksion deri në atë datë.

Sipas rregullave të Parlamentit Evropian, liberalizimi i vizave nënkupton që qytetarët e Kosovës do të kenë kohë të qëndrojnë 90 ditë në Zonën Shengen, në një periudhë prej 180 ditësh./Teve1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here