Sot në mëngjes mjegull, nga mesdita nis ngritja e temperaturave

0
33

Sot mëngjesi ka nisur nën petkun e mjegullës që mbulon ultësirat dhe luginat, duke krijuar një atmosferë të qetë. Me kalimin e orëve, vranësirat do të dominojnë qiejt, por herë pas here rrezet e diellit do të depërtojnë për të ndriçuar ditën me dritë të vakët, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë lehtë nga drejtime të ndryshme, me një shpejtësi të qetë prej 3-21 km/h, duke sjellë një ndjesi të butë të dimrit.

Temperaturat minimale të ditës do të bien mes -5 dhe -2°C, duke e ruajtur freskinë e mëngjesit, ndërsa ato maksimale do të ngjiten pak, duke arritur mes 1 dhe 6°C. Një ditë tipike dimërore që alternon qetësinë me momente të ngrohta diellore./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here