Vranësirat e ulëta do të dominojnë mbi vend gjatë ditës së mërkurë.
Herët në mëngjes aty këtu mund të ketë riga lokale shiu, e zonave malore duke shkuar nga mbrëmja mund të priten kushte për reshje të dobëta dëbore.
Temperaturat minimale zbresin në 2C e 3C, e ato maksimale shkojnë deri në 4C e 7C. Frynë erë e lehtë verilindore 2-5m/s, njofton Prishtina Weather.