Sot pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës. Në disa zona mund të ketë momente më të ftohta në orët e mëngjesit, ndërsa dita do të jetë kryesisht e thatë, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, me shpejtësi që pritet të variojë nga 10 deri në 32 kilometra në orë, duke sjellë ndjesi pak më të freskët.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius./04 Online












































