Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por nuk do të mungojnë as vranësirat lokale që gjatë ditës dhe në orët e mbrëmjes mund të sjellin ndonjë rrebesh shiu, veçanërisht në zonat malore. Këto reshje kalimtare mund të shoqërohen edhe me vetëtima dhe bubullima, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, herë pas here me intensitet të shtuar, me shpejtësi që mund të arrijë nga 15 deri në 40 kilometra në orë, duke sjellë një ndjesi më të freskët, sidomos në orët e para të ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 10°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 21 deri në 24°C, duke e bërë ditën të përshtatshme për aktivitete në natyrë, por me kujdes në rast të rrebesheve lokale./04 Online