Të martën, vendi ynë do të përfshihet nga kushte stabile atmosferike, duke sjellë mot kryesisht me diell gjatë gjithë ditës, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë lehtësisht deri mesatarisht nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi që pritet të variojë nga 10 deri në 37 kilometra në orë.
Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë krahasuar me ditët e fundit. Vlerat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 22°C./04 Online