Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar herë pas here me vranësira. Në disa zona malore parashikohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar shiu, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me intensitet mesatar, duke arritur shpejtësi nga 15 deri në 38 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të ngjiten nga 19 deri në 21 gradë Celsius./04 Online