Sot moti i vranët dhe me reshje shiu

0
65

Sot pritet një ditë me mot kryesisht të vranët në mbarë vendin, i shoqëruar me reshje të vazhdueshme shiu, të cilat lokalisht mund të jenë mjaft intensive. Sipas parashikimeve meteorologjike, zonat jugore, lindore dhe juglindore do të përballen me reshjet më të dendura, ndërsa në pjesët veriore, veriperëndimore dhe perëndimore pritet një sasi më e kufizuar reshjesh, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me intensitet të shtuar gjatë ditës. Shpejtësia e saj pritet të arrijë nga 15 deri në 40 kilometra në orë, duke krijuar kushte të vështira në disa zona, sidomos në hapësirat e ekspozuara ndaj erërave.

Përveç reshjeve dhe erës, një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rënia e ndjeshme e temperaturave. Vlerat minimale do të luhaten ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa ato maksimale nuk pritet të tejkalojnë 14°C, duke sjellë një ditë më të ftohtë se zakonisht për këtë periudhë të vitit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here