Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se fundjava do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta për këtë periudhë të vitit, shkruan 04 Online.
Të shtunën dhe të dielën pritet të mbajë mot kryesisht me diell, me kushte të favorshme për aktivitete në natyrë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shkojnë deri në 28 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me intensitet të lehtë deri mesatar.
Meteorologët theksojnë se ky mot i ngrohtë është mbi mesataren e zakonshme të pranverës dhe këshillojnë qytetarët të shfrytëzojnë me kujdes diellin dhe të qëndrojnë të hidratuar./04 Online