Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dendura. Fillimisht do të bie shi, ndërsa në zonat malore borë. Pasditja dhe mbrëmja do të sjellin shndërrimin e reshjeve në shqotë dhe borë edhe në disa zona të ulëta, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës, shkruan 04 Online.
Reshjet më intensive pritet të jenë në mbrëmje dhe gjatë natës, kryesisht në juglindje, lindje dhe verilindje. Për shkak të reshjeve të vazhdueshme mund të ketë vërshime lokale, ndërsa në zonat malore pritet formimi i shtresës së borës.
Era do të fryjë nga veriu, herë pas here e fuqishme, me shpejtësi deri në 45 km/h./04 Online