Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat në orët e mesditës dhe mbrëmjes mund të sjellin reshje lokale shiu, shkruan 04 Online.
Në disa zona, reshjet mund të marrin formën e rrebesheve të shkurtra, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Era do të fryjë nga jugu, herë-herë me intensitet të lartë, duke arritur shpejtësi deri në 42 km/h.
Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë. Ato minimale do të lëvizin mes 4 dhe 7°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 16 deri në 19°C./04 Online