Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët me periudha dielli dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës. Megjithëse pjesa më e madhe e territorit do të gëzojë kushte të qëndrueshme atmosferike, në disa zona malore ekziston mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar shiu në orët e pasdites, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga verilindja, herë-herë me intensitet të shtuar, ku shpejtësia mund të arrijë nga 20 deri në 47 kilometra në orë, veçanërisht në terrenet e hapura dhe të larta.
Temperaturat do të shënojnë rritje krahasuar me ditët e kaluara. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 31 gradë Celsius, duke sjellë një ditë tipike verore./04 Online