Sot në vend parashikohet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar herë pas here me reshje lokale shiu, të cilat pritet të jenë më të theksuara gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Në zonat malore do të ketë reshje bore, ndërsa sipas parashikimeve, shumë vonë në mbrëmje, pak para ose rreth mesnatës, reshje bore mund të paraqiten edhe në disa zona ultësinore të pjesës verilindore të vendit.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi që do të luhatet nga 10 deri në 29 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të zbresin nga 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 9 deri në 11 gradë Celsius./04 Online














































