Sot mot i vranët e me reshje shiu

0
91

Sot vendi ynë do të ndikohet nga depërtimi i masave ajrore të ftohta dhe të lagështa, duke sjellë një ndryshim të ndjeshëm në mot. Parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu që kohë pas kohe do të jenë më intensive, në formë të rrebesheve lokale të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, shpeshherë me intensitet të lartë, duke arritur shpejtësi nga 10 deri në 45 kilometra në orë. Këto kushte pritet të sjellin ndjesi më të ftohtë, sidomos gjatë orëve të pasdites.

Temperaturat do të pësojnë rënie krahasuar me ditët e fundit. Vlerat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nuk pritet të tejkalojnë 15-18°C. Në orët e vona të pasdites, temperaturat pritet të zbresin nën 15°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here