Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me rrufe.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Ndërkaq do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.