Sot mot i paqëndrueshëm: Reshje të dendura shiu dhe bore në zonat malore

0
46

Dita e hënë pritet të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike në gjithë territorin e Kosovës. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të jetë kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, ndërsa në zonat malore parashikohen edhe reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 8 gradë.

IHMK u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në komunikacion, sidomos në zonat urbane dhe në rrugët ku ekziston rreziku i grumbullimit të ujit, për shkak të reshjeve të shumta./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here