Sot mot i ndryshueshëm, pasdite reshje shiu e bore në zonat malore

0
57

Sot në vend parashikohet mot i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe intervale të herëpashershme me diell. Kthjellimet do të jenë më të theksuara gjatë pjesës së parë të ditës, sidomos në gjysmën veriore të Kosovës.

Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet shtim i vranësirave, të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në zonat malore reshjet do të jenë në formë bore.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 10 deri në 33 km/h.

Temperaturat minimale do të zbresin ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 deri në 10 gradë Celsius./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here