Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me temperatura deri në 13 gradë Celsius.
Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se vlerat e temperaturave ekstreme do të mbetin pothuajse konstante.
“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të theksuara, meqë vlerat e temperaturave ekstreme do të mbetin pothuajse konstante, me një rritje të lehtë të temperaturave minimale”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Kurse të dielën moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të shënojnë rënie të lehta.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.
Gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jug-perëndimit me shpejtësi 1-6m/s.