I kthjellët dhe me diell parashihet moti mbi vend edhe përgjatë ditës së mërkurë.
Mjegulla pritet të formohet përgjatë ultësirave orëve të mëngjesit, e ku mund të mbetet në disa pjesë edhe gjatë mesditës. Temperaturat minimale zbresin në -1C deri 3C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 10C e 12C.
Mot i qëndrueshëm parashihet edhe në ditët e fundit të vitit. Vranësira kalojnë ditën e premtë dhe shtunë, pa paraqitur mundësi për të reshura.
Orëve të mëngjesit, si gjithnjë shfaqen kushte edhe për mjegull. Temperaturat maksimale mbeten mbi vlera mesatare, shkojnë deri në 9C e 11C.